Chelsea përgatit ofertën e parë për Marash Kumbullan

16:54 | 26 Mars 2020
Arbresh Info

Chelsea është i përgatitur të paguajë 21 milionë euro për qendërmbrojtësin e Hellas Verona, Marash Kumbulla.

Kumbulla është në formë të shkëlqyer në Seria A dhe është objektivi kryesor i Antonio Contes te Inter Milan, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, raportimet e fundit të L’Arena thonë se “Blutë” janë duke provuar të mposhtin ish trajnerin dhe të transferojnë shqiptarin në “Stamford Bridge”.

Trajneri i Chelsea, Frank Lampard dëshiron ta këtë skuadrën vetëm me lojtarë të rinj dhe kjo mund të jetë një ndër arsyet që Kumbulla të zgjedh gjigantin italian.

Chelsea muajin e kaluar arriti marrëveshje me yllin e Ajax, Hakim Ziyech ndërsa synimi i radhës thuhet se është 20-vjeçari./arbresh.info.

Të ngjashme