Erling Haaland është njëri nga sulmuesit më të mirë në Evropë dhe njëkohësisht më i kërkuari.
Sulmuesi i talentuar norvegjez ka pasur një vit të jashtëzakonshëm me Borussia Dortmundin duke u bërë objektiv i shumë skuadrave të mëdha evropiane.
20-vjeçari shënoi 41 gola dhe bëri 12 asistime në 41 ndeshje zyrtare në të gjitha garat.
Real Madrid, Manchester City, Liverpool, Paris Saint Germain e Chelsea janë në garë për transferimin e norvegjezit.
Por kampioni në fuqi i Evropës, Chelsea po shihet si skuadra favorite për të nënshkruar me Haaland.
Londinezët janë duke përgatitur një ofertë të lartë në drejtim të Dortmundit, ofertë që nuk pritet të refuzohet nga verdhezinjtë.
90min.com ka shkruar se Chelsea do të ofrojë 150 milionë funte (175 milionë euro) për transferimin e top sulmuesit norvegjez në Stamford Bridges.
Gjithnjë sipas këtij mediumi, kjo ofertë e Chelseat pritet të pranohet dhe Dortmund të bëjë shitjen më të shtrenjtë në histori të futbollit gjerman. /Telegrafi/
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës