Chelsea pas yllit të Realit

08:52 | 28 Janar 2020
Arbresh Info

Chelsea është duke shfaqur interesim për sulmuesin e Real Madrid, Luka Jovic.

“Blutë” dëshirojnë ta huazojnë serbin me shpresën ta përforcojnë sulmin, transmeton portali arbresh.info.

Të dy sulmuesit Olivier Giroud dhe Pedro janë pranë largimit, kurse Tammy Abraham është i lënduar, gjë që ka shkaktuar probleme për skuadrën e Frank Lampard.

Sipas Marca, Chelsea ka dështuar të transferojë sulmuesin e PSG-së, Edinson Cavani dhe tani tërë interesimi është për Jovic.

Jovic këtë sezon ka dështuar të impresionoi të gjithë në “Santiago Bernabeu” duke shënuar vetëm një gol./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme