John Stones është në radarin e Chelsea.
Chelsea ka bërë disa lëvizje të mëdha në merkato, duke siguruar shërbimet e emrave si Timo Werner e Hakim Ziyech.
‘Blutë’ po përgatiten për së paku edhe një lëvizje të madhe, me Kai Havertz që prinë në listën e dëshirave.
Megjithatë, edhe me këto transferime, telashet nuk do të mbyllen për londinezët, pasi problemet e vërteta të skuadrës qëndrojnë në mbrojtje.
Kështu, sipas raportimeve të ‘Mirror’, John Stones është lojtari në radarin e Chelsea, transmeton lajmi.net.
Chelsea ka përgatitur 20 milionë funte për mbrojtësin anglez dhe është gati të hap negociatat me City.
Transferimi i Nathan Ake te City ngushton hapësirat për Stones dhe rrit gjasat e Chelsea për transferimin.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet