Chelsea nuk po kalon në formë të mirë gjatë këtij sezoni, sikur me rezultate ashtu edhe lëndimet e lojtarëve.
Andaj sipas Daily Paragraph pesë lojtarë të Chelsea me shumë gjasë mund të largohen në janar, shkruan Arbresh.info.
Trevoh Chalobah është njëri nga lojtarët të cilët do të largohet nga blutë e Londrës, ai ende nuk ka luajtur asnjë minutë me ekipën e tij.
Malang Sarr është bërë e ditur se mund të jetë emri i cili do të largohet në dimër.
Ian Maatsen një lojtarë që për Pochetinon shihej me shumë potencial, tani më nuk bënë pjesët e tij.
Në planet e trajnerit argjentinas nuk është as Noni Madueke.
Ndërkohë emri i fundit është Armando Broja i cili nuk po kalon në formë aspak të mirë me lëndimet kohëve të fundit.
Kjo ka bërë që të mbetet pa minuta sulmuesin kuqezi, i cili me shumë gjasë në janar do të përshëndetet me ekipën e Chelsea.
Bëhet e ditur se për Brojën janë të interesuara disa skuadra nga Premier League.
Kujtojmë që Chelsea pas 13 ndeshjeve, ka 16 pikë dhe ndodhet në pozitën e 10-të, në Premier League./Arbresh.info/
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...