Chelsea ofron 100 milionë për dyshen e Juves

10:26 | 23 Qershor 2017
Arbresh Info

Chelsea është afër marrëveshjes madhështore prej 100 milionë funta për dyshen e Juventusit, Leonardo Bonucci dhe Alex Sandro.

Antonio Conte është i gatshëm të shpenzoj të holla të mëdha në Stamford Birdge pas disa javëve frustruese në këtë merkato verore të transferimeve, transmeton portali arbresh.info.

Trajneri i “Bluve” thuhet se është i shqetësuar me aktivitetin e vogël të klubit në transferime derisa shumica e rivalëve të tij tashmë kanë njoftuar transferimin e para këtë verë. Por, 47-vjeçari tashmë është i gatshëm të reagoi pasi është informuar nga ish klubi i tij Juventusi se do t’i pranojnë ofertat deri në 45 milionë funta për Bonuccin.

‘The Sun’ pretendon që Chelsea është i vendosur për transferimin e mbrojtësit 30-vjeçar, i cili mund të mbuloj hapësirën e krijuar nga largimi i legjendës së klubit, John Terry.

Ish trajneri i Italisë është gjithashtu duke kërkuar transferimin e Sandros në Stamford Birdge. Juventusi ka zbuluar në fillim të javës se ata kanë pranuar një ofertë të “konsiderueshme” për 26-vjeçarin brazilian.

Kampioni në Premierë Ligë besohet se do t’i ofroj një kontratë Sandros me vlerë rreth 160 mijë funta në javë./arbresh.info

Të ngjashme