Serzoni që iku ishte për t’u harruar sa më shpejtë nga skaudra londineze, Chelsea.
Ish kampionët e Anglisë përfunduan në pozitën e pestë dhe sezonin e ardhshëm nuk do të jenë pjesë e Ligës së Kampionëve.
Që nga fillimi i sezonit ishin shfaqur problemet për skuadrën e Antonio Conte dhe vetë trajnerin italian, i cili nuk ishte i kënaqur me bordin e klubit rrreth transferimeve.
Tashmë, largimi i Contes është po thuajse i sigurtë por blutë e londrës janë në rrezik ta humbasin edhe yllin e skuadrës, Eden Hazard.
Hazard ka kërkuar nga klubi që të shpenzojnë më shumë, nëse dëshirojnë që ai të vazhdojë qëndrimin në Stamford Bridge.
Mediat në Angli dhe Gjermani janë duke raportuar se pronari rus, Roman Abramovich, do të shpenzojë 100 milionë euro për sulmuesin polak, Leëandoëski, transmeton arbresh.info.
Chelsea verën e kaluar transferoi sulmuesin spanjoll, Alvaro Morata, nga Real Madridi për shumën e 58 milionë eurove, por 25 vjeçari pati një sezon për t’u harruar nga lëndimet.
Morata nuk është ftuar nga kombëtarja e Spanjës për kampionatin botëror ‘Rusia2018’. /arbresh.info/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...