Google ADS

Chelsea nuk merr masa ndaj lojtarit që dyshohet se përdhunoi një modele, shfaqet në stërvitje

13:14 | 20 Maj 2020
Arbresh Info

Anësori i Chelseat, Callum Hudson-Odoi u kthye në stërvitje të kufizuar të martën pas arrestimit të tij në orët e para të së dielës.

19-vjeçari u mbajt nën dyshimin e përdhunimit pasi një grua u dërgua në spital.

Ai u la i lirë me kusht dhe më pas shkoi për të stërvitur në Cobham pasi testi i koronavirusit doli negativ, përcjell lajmi.net.

Lojtarët u lejuan të stërviten vetëm në grupe të vogla, si pjesë e kthimit të stërvitjes të Projektit Rifillimi.

Hudson-Odoi ishte duke stërvitur në një grup me mesfushorin N’Golo Kante, anësorin Christian Pulisic, mbrojtësin Kurt Zouma dhe portierin Kepa Arrizabalaga.

As vet lojtari dhe as klubi nuk ka dhënë ndonjë koment rreth asaj çka ndodhi tre ditë më parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme