Chelsea nuk është duke menduar shitjen e Armando Brojas këtë verë.
Chelsea nuk do ta shesë Broja këtë verë, por sulmuesi shqiptar mund të largohet në formë huazimi, raporton ‘Mail Online’.
West Ham thuhet se ishte gati për të nënshkruar me 20-vjeçarin një marrëveshje të përhershme këtë verë, pasi ai bëri përshtypje në formë huazimi te Southampton me nëntë gola në Premier Ligë.
Chelsea mendon se Broja mund të bëhet një lojtar i ekipit të parë dhe kështu do ta huazojë atë vetëm te West Ham, një qëndrim që ‘Hammers’ thuhet se do ta pranojnë. /arbresh.info/
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...