Google ADS

Chelsea – Neymar, arrihet marrëveshja verbale

20:55 | 25 Mars 2017
Arbresh Info

Një marrëveshje verbale ndërmjet Roman Abramovichit dhe Barcelonës për transferimin e Neymarit është arritur.

Për tu siguruar që Antoine Conte të vazhdoj qëndrimin në Chelsea, presidenti Abramovich është i përgatitur për të investuar dukshëm te ylli i Barcelonës duke dhënë gjithashtu një sinjal si lider të ligës se janë të vendosur në rikthim te Liga e Kampionëve sezonin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.

Transferimi raportohet se prek shifrën prej 180 milionë euro, shumë që thyen edhe rekordin e Manchester United me transferimin e Paul Pogbas nga Juventusi për 89.3 milionë funta.

25-vjeçari brazilian vazhdon të shkëlqej në paraqitjet e tij me gjigantin katalunas, ku është kthyer në një lojtar kyç për skuadrën e trajnerit Luis Enrique./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme