Google ADS

Chelsea nënshkruan me mbrojtësin Antonio Rudiger

23:52 | 30 Qershor 2017
Arbresh Info

‘Sky Sport Italia’ pretendon që Antonio Rudiger është shitur te Chelsea për 33 milionë euro, përfshirë 5 milionë euro bonuse.

Lexo edhe: Dasma e superyllit Lionel Messi, zbulohet lista e të ftuarve

Mbrojtësi nuk do të jetë në gjendje të kryej testimet mjekësore deri në javën e ardhshme pasi gjendet në Rusi për Kupë të Konfederatave, ku Gjermania luan në finale kundër Kilit, transmeton portali arbresh.info.

Rudiger do të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare që i siguron atij 4 milionë funta për sezon.

Marrëveshja ishte e nevojshme për Roman të cilës i duhen fonde në mënyrë që të balancohet me statusin e tyre në ‘FFP’, edhe pas shitjes së Mohamed Salahs te Liverpooli për 42 milionë euro.

Lexo edhe: Asnjë klub pas Cristiano Ronaldos

Plani i tyre fillestar ishte shitja e Kostas Monolas te Zeniti pasi kishin rënë dakord për gjithçka, përfshirë shifrën e transferimit prej 35 milionë euro, por mbrojtësi grek refuzoi për t’i kryer testimet mjekësore dhe transferimi dështoi./arbresh.info

https://twitter.com/FabrizioRomano/status/880894983833870336

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme