Forma e tmerrshme e Chelseas para golave vazhdoi edhe kundër Leicester Cityt pasditen e sotme (e shtunë) dhe për këtë ata kanë krijuar edhe një pjesë të padëshiruar në historinë e “Bluve”.
Me paraqitjen pa gola kundër “Dhelprave”, të cilët luajtën 22 minutat e fundit me vetëm dhjetë lojtarë në fushë për shkak të ndëshkimit të Ben Chilwell me kartonin e dytë të verë në Stamford Bridge, Chelsea është ndalur me rezultat 0 me 0 për të tretën herë radhazi në të gjitha kompeticionet – për herë të parë në historinë e tyre, transmeton portali arbresh.info.
Skuadra e Antonio Contes nuk ishte në gjendje të realizojë ndonjë gol ndërkohë që vizitorët shfaqën një paraqitje të mirë duke vendosur vazhdimisht nën presion kampionin.
Eden Hazard nuk ishte shërbyer aspak dhe u zëvendësua në minutën e 58′, ndërsa forma në rënie e Alvaro Moaratas nuk shfaqi shenja se do të ndalet.
“Blutë”, të cilët mund të bien prapa Liverpoolit në pozitën e katërt të dielën, shpresojnë të rikthehen në rrugën e duhur në paraqitjen e dytë kthyese në FA Cup kundër Norwich Cityt të mërkurën e ardhshme./arbresh.info/
https://twitter.com/OptaJoe/status/952222892665786369
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person