Chelsea ka siguruar biletën për finale të Kupës FA.
“Blutë” kanë mposhtur në gjysmëfinale Southamptonin me rezultat 2 me 0 për të siguruar kualifikimin tutje në ‘FA Cup’, shkruan portali arbresh.info.
Shpresa e skuadrës së Antoine Contes për të mbyllur sezonin me një trofe vazhdon të jetë ende e gjallë pas fitores së siguruar pasditen e sotme (e diele) në Wembley.Vetëm një minutë pas fillimit të pjesës së dytë, sulmuesi Olivier Giroud realizoi golin e epërsisë për 1 me 0 në stilin e superyllit Lionel Messi pasi shkatërroi mbrojtjen e skuadrës së Mark Hughes.
Alvaro Morata, i cili u inkuadrua në fushë në minutën e 80′, realizoi golin tjetër të ndeshjes vetëm dy minuta pas zëvendësimit. Ish ylli i Real Madridi shënoi me kokë pas një super krosimi në distancë nga Cesar Azpiliocueta.
Finalja e Kupës FA do të zhvillohet më 19 maj dhe rivali i ardhshëm Contes do të jetë skuadra e Jose Mourinhos – Manchester Untied./arbresh.info/
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...