Sulmuesi shqiptar, Armando Broja vazhdon ende të ketë telashe me skuadrën e tij.
Ai që një kohë të gjatë, nuk është grumbulluar me Chelsean, ndërsa stërvitjet është duke i zhvilluar me skuadrën U/21, shkruan Arbresh.info.
E ardhmja e 22-vjeçarit është në pikëpyetje, me shumë klube që interesohen, por që nuk duan të paguajnë 30 milionë funtet që Chelsea kërkon.
Mesa duket, skuadra angleze ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e yllit shqiptar, duke pasur parasysh që shitja e tij nuk mund të realizohet, andaj “Blutë” kanë vendosur ta dërgojnë atë në huazim.
Me ardhjen e Joao Felix nga Atletico Madrid dhe Victor Osimhen në horizont, shanset e Brojës për të luajtur me “Blutë” janë zero dhe për këtë arsye, drejtuesit janë dorëzuar dhe tashmë do të dëgjojnë çdo ofertë që vjen nga klubet e tjera.
Tanimë çdo gjë pritet të vendoset në ditët në vijim, ndërsa siç raportohet, skuadra si Milan, Juventus, Everton , Ipswich, Southampton dhe Stuttgart kanë shprehur interesim për kartonin e 22-vjeçarit. /Arbresh.info
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin