Google ADS

Chelsea ndalon bisedimet për rinovimin e kontratës me Jorginhon, italiani mund të largohet në verë

08:56 | 6 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

E ardhmja e mesfushorit italian Jorginho ende është në dyshim.

Reprezentuesi i Kombëtares së Italisë ka qenë në bisedime me Chelsean për rinovimin e kontratës, por një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë.

Gazetari i njohur Nicolo Schira, ka raportuar se drejtuesit e klubit kanë ndërprerë bisedimet për rinovimin e kontratës me agjentët e mesfushorit.

E gjitha ka të bëj me paqartësinë e klubit me presidentin Roman Abramovich që tanimë e ka nxjerr në shitje.

30-vjeçari është bashkuar me Chelsean në verën e vitit 2018 nga Napoli për 57 milionë euro dhe që nga ajo kohë ka lënë gjurmë të mëdha në Angli.

Në rast se nuk rinovohet kontrata, atëherë mesfushori italian synon rikthimin në Serie A, ku Juventusi ka shprehur interesim për shërbimet e tij./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme