Portieri belg Thibaut Courtois mund të largohet më shpejt nga Chelsea.
“The Sun” bën me dije sot se portieri nuk ka rinovuar kontratën me kampionët e Premier League, pasi kërkon të largohet drejt Spanjës.
Dhe, për të mos rrezikuar që portieri të largohet me parametrin “zero”, drejtuesit e Chelsea do ta shesin Courtois verën e ardhshme, në mënyrë që të arkëtojnë edhe pse ende nuk ka një ofertë zyrtare, raporton “Telesport”.
Për portierin 25-vjeçar belg është interesuar skuadra e Real Madrid, që mendon se është zëvendësuesi ideal i Keylor Navas dhe gati për të luajtur në “Santiago Bernabeu”.
Në fakt, skuadra “merengues” ëndërron David De Gea, por skuadra e United kërkon shumë para për të lënë të lirë portierin spanjoll, ndërsa Courtois kushton më pak.
Ndaj bisedimet për këtë transferim sapo kanë nisur, me palët që po interesohen për ta mbyllur marrëveshjen sa më shpejt edhe pse Chelsea do të përpiqet deri në fund për t’i rinovuar kontratën. /Telesport
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...