Kampioni në fuqi i Premierë Ligës ka mposhtur ish kampionin – Leicester City.
Chelsea ka regjistruar fitore me rezultat 1 me 2 në ndeshjen si mysafirë ndaj ish kampionit në Premierë Ligës në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin King Power, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi Alvaro Morata dhe mesfushori N’Golo Kante ishin dy autorët e golave për skuadrën e trajnerit italian Antonio Conte, ndërsa për “Dhelprat” shënoi sulmuesi Jamie Vardy nga pika e bardhë.
Kjo është disfata e 14-të për skuadrën e trajnerit Craig Shakespeare kundër Chelseat në të gjitha kompeticionet.
“Blutë” tani qëndrojnë në pozitën e katërt me nëntë pikë, një më pak se Manchester City në krye të tabelës./arbresh.info/
https://streamable.com/g9ws4
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...