Chelsea mposht WBA

22:58 | 12 Maj 2017
Arbresh.info

Chelsea ka fituar edhe matematikisht titullin në Premierligë, pas triumfit 0:1 ndaj West Bromwich Albion

Chelsea është kampion i ri i Anglisë. “Blutë e Londrës” triumfuan 0:1 në udhëtim te WBA, për t’u shpallur edhe matematikisht kampion, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të kampionatit.

Golin e tri pikëve dhe të titullit e shënoi Michy Batshuayi në minutën e 82’të. Ky është titulli i gjashtë për Chelsean në histori të klubit.

Hera e fundit kur Chelsea e fitoi këtë trofe ishte sezoni 2014/15 në krye me Jose Mourinhon/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme