Chelsea mposht Brightonin për tu kthyer te fitorja

22:58 | 27 Shtator 2023
Orgesa Haziri

Chelsea ka arritur të mposht Brightonin, pas një paraqitje të përmisuar në “Stamford Bridge” në EFL Cup, me rezultat 1:0.

Brighton ishte skuadra më e mirë në pjesën e parë dhe patën një mundësi të mirë shënimi pasi portieri, Robert Sanchez e kaloi topin drejt e në rrugën e Joao Pedro, por goditja i tij u ul në çatinë e rrjetës.

Pritja e gjatë e Chelseat për një gol përfundoi pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë pasi Nicolas Jackson shënoi golin e parë të klubit në shtator, dhe të parën në katër ndeshje.

“Pulëbardhat” u kapën në posedim në fushë të lartë, gjë që lejoi Cole Palmer të rrëshqasë topin në rrugën e sulmuesit senegalez për të futur në këndin e poshtëm nga 14 metra larg./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme