Chelsea ka vazhduar formën e mirë në Premier Ligë. Ata kanë fituar në derbin e Londrës kundër Arsenalit duke e mposhtur atë në shtëpi me rezultat 0-2. Romelo Lukaku (15) u rikthye në Premier Ligë duke shënuar gol derisa Reese James (35) dyfishoi epërsinë për Blutë e Londrës
Chelsea vazhdoi me fitore në Premier Ligë, duke treguar klasin e tyre prej fitores në finale të Ligës së Kampionëve. Ata sonte e mposhtën Arsenalin me rezultat 0-2.
Pjesa e parë nisi me një ndeshje të baraspeshuar por me një dominim të lehtë të Arsenalit dhe disa dalje të tyre në sulm.
Por, ishte Chelsea që në aksionin e tyre të parë do të shënonte . Kovacic pasoi për mrekulli për Reese James i cili lansoi një top për Romelo Lukakun dhe ky arriti që të shënojë gol në minutën e 15 të ndeshjes.
Kështu ai u rikthye në Premier Ligë me gol, pas dy viteve që qëndrojë në Itali duke fituar titullin e Serie A me Interin.
Pas e pësoi golin Arsenali bëri një lojë edhe më të dobët dhe ishte Chelsea që do të shënonte përsëri. Kësaj radhe asistuesi i golit të parë, James do të shënonte saktësisht 20 minuta pas shënimit të golit të parë.
Në pjesën e dytë ishte Chelsea që rrezikuan përsëri të parët me Mason Mount në minutën e 58-të të ndeshjes derisa Arsenali ishte afër të shënonte gol por goditja e Holding kaloi shumë pranë shtyllës së portës së Chelsea.
Lukaku isht shumë afër për ta shënuar golin e dytë në këtë ndeshje por shtylla dhe Leno ia mohoi atë në minutën e 78-të.
Chelsea kështu arrin fitoren e dytë në Premier Ligë dhe tani është në vendin e parë më gjashtë pikë, aq sa ka edhe Liverpool, madje të dy skuadrat kanë edhe golëdallim të njëjtë. Kurse Arsenali fundoset në vendin e 19 me dy ndeshje të zhvilluara dhe me dy humbje.
Gjumi i thellë, Driloni tregon një rast si e kishte sulmuar ...
Erion Veliaj paraqitet në SPAK, për hetimin për korrupsion
Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e u.d të preside...
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim
Dita ndërkombëtare e gatishmërisë epidemike