Google ADS

Chelsea merr vendim rreth Zappacostas

09:08 | 6 Gusht 2019
Arbresh Info

Chelsea ka marrë një vendim në lidhje me të ardhmen e Davide Zappacostas.

“Blutë” janë të gatshëm për t’i lejuar atij të rikthehet në Itali, madje edhe nëse Reece James nuk është 100 për qind i gatshëm, transmeton portali arbresh.info.

Zappacosta është duke u shfrytëzuar në skuadër më shumë si një zëvendësues i pozita në qendër mbrojtje. Por, Telegraph lë të kuptohet se Frank Lampard është i gatshëm për t’i lejuar 19-vjeçarit James që të jetë një opsion rezervë për krahun e majtë të mbrojtjes.

Ai dëshiron të kthehet në Itali, ndërkohë që klubi mund të bie dakord për huazim ose shitje me ndonjë klub italian deri më 2 shtator.

Ka mundësi edhe të vazhdojë qëndrimin te “Blutë” për disa javë të tjera para se të largohet afër mbylljes së merkatos evropiane të transferimeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme