Graham Potter me shumë gjasë do të jetë trajneri i ardhshëm i skuadrës së Chelsea.
Chelsea kanë ndarë rrugët me Thomas Tuchel gjatë ditës së sotme dhe tani janë duke kërkuar një trajner që zëvendëson gjermanin.
Sipas mediave angleze, Graham Potter është emri që po shqyrtohet. Madje, Rob Dorsett i ‘Sky Sports’ bën të ditur se Brighton i ka dhënë Chelseat dritën e gjelbër për të nisur negociatat me trajnerin.
Në rast se Chelsea gjen marrëveshje me Potter për kushtet personale, atëherë ‘Blutë’ duhet të paguajnë 16 milionë funte kompensim për Brighton.
Potter pritet të udhëtojë sonte drejt Londrës, për t’u takuar me kreun e Chelsea, Boehly.
Gjërat pritet të finalizohen shumë shpejt.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...