Chelsea me super kontratë për Eden Hazardin

09:59 | 29 Mars 2017
Arbresh Info

Sipas raporteve të ndryshme, Chelsea dëshiron të bëjë Eden Hazardin lojtarin më të paguar në Premierë Ligë.

Paul Pogba aktualisht është lojtari më i paguar i këtij divizioni anglez me një pagë javore prej 290 mijë funta në javë te Manchester United, transmeton portali arbresh.info.

Por, mediat angleze pretendojnë se lideri në Premierë Ligë do të nis negociatat muajin e ardhshëm rreth një kontrate të re prej 300 mijë funta në javë për reprezentuesin belg.

Chelsea është duke u përpjekur për të nisur sa më shpejtë negociatat për shkak se sulmuesi është njëri nga prioritet e Real Madridit për transferim këtë verë./arbresh.info

Të ngjashme