Chelsea më afër se Man United për nënshkrimin me Declan Rice

09:36 | 5 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Chelsea raportohet se është shumë më përpara se Manchester United në garën për të nënshkruar me mesfushorin e West Ham, Declan Rice.

Reprezentuesi anglez kishte qenë objektiv për ‘Djajtë e Kuq’, megjithatë ata supozohej s eishin shtyrë nga çmimi i tij i kërkuar prej 100 milionë euro, sipas “Todo Fichajes”.

Chelsea, megjithatë, do të ishte më i gatshëm ta paguante atë tarifë për Rice, ndërsa vetë lojtari thuhet gjithashtu se është i etur për një “lëvizje të ëndërruar” në “Stamford Bridge”.

Ky do të ishte një përforcim shtesë për blutë e Londrës, pasi në përbërje kanë edhe emra tjerë të mëdhenjë si N’Golo Kante, Jorginho dhe Mateo Kovacic që shkëlqejnë si ndër më të mirët në Evropë për atë pozitë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme