Cristiano Ronaldo është një makineri golash teksa ka thyer rekorde të njëpasnjëshme, megjithatë ka edhe nga ato ekipe që kanë ditur t’i rezistojnë goditjeve të luzitanit.
Një nga ato që ia ka dalë të mbajë nën kontroll 36-vjeçarin është Chelsea.
Sulmuesi nuk ka mundur të shënojë kundër bluve të Londrës në 10 ndeshje të Premier League, ndërsa nëse në këtë statistikë përfshijmë edhe FA Cup, League Cup dhe Community Shield, atëherë bëhen 14 sfida në të cilat portugezi nuk i ka shënuar Chelsea.
Në fakt, është vetëm një rast ku Ronaldo i ka shënuar Chelsea dhe fjala është për finalen e Champions League në vitin 2008, ku Djajtë e Kuq triumfuan falë goditjes së penalltive.
Në këtë formë, për ndeshjen e nesërme, Cristiano Ronaldo do të ketë një motivim ekstra pasi do t’i duhet të gjejë golin e parë në Premier League kundër Chelsea dhe të ndihmojë skuadrën e tij të rikthehet të rezultatet pozitive.
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...