Chelsea, Liverpool apo Manchester City thuhet se mund të përballen me Atletico Madridin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, derisa Tottenham Hotspur pritet të ketë punë me Barcelonën.
Një faqe në Twitter ka krijuar një tabelë me shanset që skuadrat mund të luajnë mes vete në të njëjtin grup, derisa ka marrë mbi 50 milionë simulime.
Në këtë tabelë, padyshim se lajmi më i keq do të jetë për Spurs që mund të bijën në një grup me skuadrën katalunase.
Skuadra e Mauricio Pochettinos është e vetmja që gjendet në Vazon 2, pasi Chelsea, Liverpool dhe Manchester City gjenden në Vazon 1.
Tottenhami ka opsione të tjerë të përballjes si, Juventus, Bayern Munich, Paris Saint-Germain dhe Zenit St Petersburg.
Manchester City mund të ketë një fat të njëjtë me Spurs, pasi në grup mund të jenë skuadrat si, Juve, Bayern apo PSG, e që mund të jetë “grupi i vdekjes”, ndërsa shorit pritet të hidhet në ditën e enjte. /Telegrafi/
https://twitter.com/BayernForumCom/status/1165727710913732608
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media