Chelsea – Liverpool, formacionet e mundshme

11:59 | 6 Maj 2018
Arbresh.info

Chelsea dhe Liverpool do ta luajnë derbin e javës në Ligën Premier.

Dy skuadrat e mëdha angleze janë në garë me njëra tjetrën për një pozitë që do t’i dërgonte në Ligën e Kampionëve.

Ish-kampionët e vitit të kaluar të Anglisë, Chelsea do të futet në këtë takim me të vetmin qëllim fitoren për të shpresuar se mund të arrijnë njërën pozitë për Ligën e Kampionëve, shkruan Telegrafi.

Ndërkohë finalistët e Ligës së Kampionëve, Liverpool do të kënaqeshin edhe me një barazim nga kjo përballje.

Hazard dhe Henderson gjatë një dueli në ndeshjen e parë. (Photo/Getty Images)

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte pritet t’i besojë treshes Willian, Hazard, Giroud për fazën e sulmit.

Ndërkohë tek Liverpool treshja e sulmit pritet të përbëhet nga Salah, Firmino dhe Ings. /Telegrafi/

Formacioni i mundshëm i Chelseat: Courtois, Azpilicueta, Cahill, Rudiger, Moses, Alonso, Kante, Fabregas, Willian, Hazard, Giroud.

Formacioni i mundshëm i Liverpoolit: Karius, Clyne, Van Dijk, Klavan, Robertson, Henderson, Arnold, Wijnaldum, Salah, Ings, Firmino.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme