Teksa Premier Ligës po i vjen fundi, këtë të diel Liverpooli dhe Chelsea do të përballen për të 168-ën herë ndërmjet tyre, një numër i konsiderueshëm ndeshjesh, që e shndërron vetvetiu këtë duel, në një klasike të kohëve moderne.
Të dy ekipet kanë rivalitet shumë më të egër me skuadra të tjera, megjithatë dekadën e fundit, por sidomos në mijëvjeçarin e ri, gjërat janë ashpërsuar ndjeshëm.
Klubi nga Merseyside dhe ai nga kryeqyteti britanik, pasi janë përballur shpesh në të gjithë kompeticionet, si Champions, FA Cup, Kupë Lige apo dhe kampionat, ku “blutë” madje janë shkaktarë që Liverpuli, një ndër klubet më të lavdishëm të këtij vendi, nuk ka ende një titull në Premier League.
Kurioz është fakti që në 7 përballjet e fundit ndërmjet tyre, nuk është respektuar fare faktori fushë, por gjithsesi në ‘Stamford Bridge’, do të përballen dy filozofi të ndryshme, pasi Liverpuli me lojtarë të tillë si Salah, Mane apo Firminho, përbën një makineri të vërtetë golash, ndërsa trajneri italian kërkon që të arrijë rezultatet e dëshiruara nëpërmjet një loje tepër të kontrolluar dhe skematike, që nuk lë shumë vend për improvizim.
Ky ndoshta është momenti më i keq për Antonio Conte-n për t’u përballur me Liverpulin, për më tepër edhe sezonin e kaluar, trajneri italian ndonëse fitoi titullin në Premiership, dështoi për të mposhtur të kuqtë.
Takimi fazës së parë i luajtur në ‘Anfield Road’ u mbyll në barazim 1-1, por që nga ajo ndeshje e deri më sot, gjërat kanë ndryshuar shumë. Liverpoli dukshëm më superior në nivel loje, teksa është në pritje të finales së Championsit kundër Realit të Madridit, ndërsa Chelsea i Contes, në rast fitoreje sot, duket se ka shanse t’i sigurojë vetes renditjen në 4 vendet e para, pasi do të ngushtonte në 3 pikë diferencën me Liverpoolin, por londinezët kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.
Të dy klubet janë duke kaluar një formë të mirë në Premier League, ku prej 6 javësh nuk e njohin humbjen. The Reds me euforinë që i ka kapur do të provojnë të konfirmohen si forcë e dytë në kampionat, ndërsa Blutë e Londrës do të kërkojnë me çdo kusht suksesin përpara publikut të tyre në mënyrë që deri në xhiron e fundit të kampionatit të shpresojnë që sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e Champions League./T.Ch
“Ujku i Çeliktë”, Osmani: Krenarë me vajzat dhe djemtë e ush...
Rebelët Huthi sulmojnë anije në Detin e Kuq
Abdixhiku viziton bizneset në Suharekë, zotohet për mbështet...
Haradinaj: Që në vitin e parë, nuk do të ketë pagë minimale ...
Blinken në Evropë për bisedime rreth Ukrainës përpara kthimi...
Konjufca priti në takim përfaqësuesin në ikje të Norvegjisë ...