Google ADS

Chelsea lehtësisht mposhtë në udhëtim Burnley-in

17:50 | 31 Tetor 2020
Arbresh Info

Chelsea ka mposhtur në udhëtim skuadrën e Burnley-it, e vlefshme për xhiron e shtatë të Premierë Ligë-s.

“Blutë” dominuan ndeshjen, derisa fituan me rezultat 0 – 3, shkruan portali arbresh.info.

Hakim Ziyech me gol të bukur në minutën e 26-të hapi serinë e golave për skuadrën mysafirë, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Kurt Zouma me kokë pas harkimit të Mount dyfishoi rezultatin, derisa fitoren e vulosi Timo Werner në minutën e 70-të pas pasimit të bukur nga Ziyech.

Pas kësaj fitore, Chelsea ngritët në pozitën e katër me 12 pikë, derisa Burnley qëndron në fund me vetëm një pikë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme