Chelsea konsideron transferimin e Ter Stegen-it

09:30 | 22 Korrik 2020
Arbresh Info

Chelsea është i interesuar për një portier të ri dhe ‘ëndërrojnë’ për shërbimet e portierit të Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen.

Sipas Diario Sport, “Blutë” janë në dijeni të kualitetit të gjermanit dhe besojnë që është i duhuri për ta zëvendësuar Kepa Arrizabalaga-n, transmeton portali arbresh.info.

Sidoqoftë, Ter Stegen nuk është i hapur për të nisur negociatat, ngase është i lumtur në “Camp Nou”.

Thuhet se Chelsea do ta ofrojë Kepa-n në shkëmbim për Ter Stegen, edhe pse s’ka asgjë konkrete.

Kontrata e Ter Stegen skadon në vitin 2022, por ka raportime që më kontratën e re do t’i rinovohet deri në vitin 2025.

Në listën e gjigantit anglez është edhe i Atletico Madrid-it, Jan Oblak./arbresh.info.

Të ngjashme