Napoli duket se do të humbas pa fituar asgjë mbrojtësin Elseid Hysaj, por ata mund të kishin pranuar 50 milionë euro për shqiptarin verën e vitit 2018.
Reprezentuesi i Shqipërisë duket i vendosur për largim nga klubi në Serie A kur kontrata e tij të skadojë në fund të këtij sezoni, transmeton portali arbresh.info.
Agjenti i 25-vjeçarit ka zbuluar se Chelsea ishte klubi që ishte pas klientit të tij. Por, tani duket se Napoli do të përballet me një humbje të mëdha në Hysajn.
“Çfarëdo që ndodhë me të, rezultati do të jetë i mrekullueshëm”, ka thënë Mario Giuffredi për Radio Punto Nuovo.
“Nëse ne largohemi, ne do të bëjmë atë që është dashur ta bëjmë gjatë verës. Nëse ne nuk largohemi, Napoli do të humbas një lojtar falas, por gjithmonë kjo na përshtatet neve”
“Një vit e gjysmë më parë, Napoli mund të kishte fituar 50 milionë euro nga Chelsea. Nëse Hysaj qëndron në Napoli, klubi napolitan rrezikon të humbas lojtarin për asgjë”, përfundoi agjenti i tij./arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë