Chelsea dëshiron të fillojë bisedimet me Atletico Madridin, pasi ka vendosur ra bëjë të përhershëm marrëveshjen e huazimit të Joao Felix në fund të sezonit.
Felix u transferua në “Stamford Bridge” si huazim në janar, megjithëse marrëveshja nuk përfshin një opsion blerjeje.
Megjithatë, “Blutë” janë të prirur ta mbajnë portugezin dhe e shohin atë si pjesë të një “projekti afatgjatë” në klub, sipas Fabrizio Romano.
Felix gjithashtu shpreson të qëndrojë në Londrën perëndimore, por çdo marrëveshje do të varet nga çmimi që Atletico kërkon për sulmuesin, me klubin madrilen që shpreson për rreth 100 milion euro.
Bisedimet mes dy klubeve pritet të zhvillohen së shpejti.
Sulmuesi u përjashtua me karton të kuq në debutimin e tij te Chelsea, por ka vazhduar të shkëlqejë në perëndim të Londrës.
Felix ka shënuar vetëm dy gola për Chelsean deri më tani, por skuadra ka luftuar për gola gjatë gjithë sezonit, duke arritur vetëm 29 shënime në 30 ndeshje të ligës.
Chelsea gjithashtu pritet të bëjë ndryshime të mëtejshme në sulmin e tyre gjatë verës duke sjellë Christopher Nkunku nga RB Leipzig./Arbresh.info/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...