Chelsea thuhet se ka bërë një kërkesë për të nënshkruar me mesfushorin e Paris Saint Germain, Adrien Rabiot, derisa vazhdojnë të përpiqen për të mbuluar hapësirën e lënë nga Cesc Fabregas.
Spanjolli finalizoi transferimin e tij te Monaco të premten duke lënë “Blutë” me probleme në mesfushë ndërkohë që i huazuari nga Real Madridi, Mateo Kovacic, është në skuadër deri gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.
Por, kjo zonë Maurizio Sarri dëshiron të adresohet sa më shpejtë që është e mundur dhe sipas një raporti nga L’Equipe, Chelsea është duke menduar nënshkrimin me Rabiotin.
Mesfushori ka klas dhe padyshim se do të përshtatej te Sarri duke marrë parasysh aftësitë e tij teknike dhe me topin.
Megjithatë, në rast se Chelsea mendon seriozisht për të lansuar një ofertë për 23 vjeçarin atëherë ata duhet të reagojnë me shpejtësi për shkak se Barcelona është sugjeruar se ka një marrëveshje tashmë me francezin për tu transferuar falas në Camp Nou gjatë verës kur të përfundojë kontrata e tij te PSG./arbresh.info/
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...