Google ADS

Chelsea ka gjetur zëvendësuesin e Courtois

17:46 | 30 Korrik 2018
Arbresh.info

Klubi nga Londra, Chelsea, ka shprehur interesim për portierin Jack Butland të Stoke Cityt. Ata do të bëjnë ofertë për transferimin e tij vetëm nëse largohet portieri i tyre Thibaut Courtois.

Fillimisht, spekulohej se drejtuesit londinezë ishin të interesuar për Alissonin dhe Jordan Pickford. Por, Alisson u transferua në Liverpool, ndërsa Pickford besohet se nuk dëshiron të largohet nga Evertoni.

Për këtë arsye, Chelsea tani janë duke e monitoruar Butlandin, ekipi i të cilit sezonin e kaluar ra në Championship, nivelin e dytë të futbollit në Angli. Besohet se 25-vjeçari mund t’i kushtojë Chelseat diku rreth 35 milionë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme