Talenti i Barcelonës, Xavier Mbuyamba është i lidhur me largimin nga “Camp Nou” gjatë verës.
Tre gjigantët evropianë Chelsea, Juventus dhe Real Madrid janë të interesuar për Mbuyamba, i cili ende nuk ka luajtur për ekipin e parë të Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se holandezi nuk është i lumtur te klubi katalunas, pasi klubi nuk ka qenë i vendosur për të ardhmen e lojtarit dhe nuk i ka premtuar ndonjë minutazh në sezonin e ardhshëm.
Kjo ka bërë që Mbuyamba të dëshirojë aventurën e radhës dhe agjenti i tij ka alarmuar klubet e mëdha.
Chelsea është favorit sepse ata ishin të interesuar për 18-vjeçarin edhe më herët, por shkaku i dënimit nga FIFA që të mos lejojë transferimin e lojtarëve, Mbuyamba kaloi te Barcelona.
Kartoni i lojtarit thuhet se vlen 25 milionë euro./arbresh.info.
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...