Chelsea, Interi dhe dhjetë skuadrat tjera që Messi nuk i ka shënuar kurrë

12:30 | 20 Shkurt 2018
Arbresh.info

Nga qindra skuadra me të cilat Messi është përballur gjatë karrierës së tij me Barcelonë, në 12 prej tyre ka dështuar të gjejë rrugën drejt golit.

Në mesin e tyre është edhe kundërshtari i radhës në Ligën e Kampionëve, Chelsea.

Argjentinasi ka debutuar me Barçën në tetor të 2004 si 17 vjeçar dhe që nga atëherë ka qenë një nga lojtarët kyç në suksesin e klubit spanjoll.

Në këto 13 vite e gjysmë karrierë si profesionit, ai ka dështuar t’i shënojë vetëm ndaj 12 skuadrave.

Më poshtë keni të gjitha klubet që Messi ende është në kërkim të golit ndaj tyre:

Gramenet, Udinese, Cadiz, Real Murcia, Al Sadd, Girona, Liverpool, Benfica, Xerez, Rubin Kazanm dhe Chelsea.

Messi këtë sezon ka shënuar 27 gola në 37 ndeshje në të gjitha garat deri më tani në sezonin 2017/18.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme