Google ADS

Chelsea interesohet për Aubameyang

18:37 | 22 Prill 2020
Arbresh Info

Chelsea është duke u interesuar për sulmuesin e Arsenal-it, Pierre-Emerick Aubameyang.

Aubameyang pritet të largohet në fund të sezonit sepse ka refuzuar mundësinë e rinovimit me dëshirën për të luajtur në Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

Gabonezit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe mbetet i lidhur me transferimin te Real Madrid ose Barcelona.

Mirëpo, raportimet e Bleacher Report zbuluan se edhe “Blutë” kanë interesim për 30-vjeçarin sepse e shohin si zëvendësuesi adekuat i Olivier Giroud.

Aubameyang gjatë këtij sezoni ka shënuar 20 gola në të gjitha garat./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme