Mund të konsiderohet i “pafat”, pasi me rastet e patura deri më tani mund të ishte kthyer në një pikë referimi për teknikun Mauricio Pochettino, te “Blutë” e Chelsea.
Armando Broja ka lënë plotësisht pas dëmtimi horror të pësuar dhjetorin e vitit 2022 dhe tashmë ka filluar të regjistrojë minuta ndeshje pas ndeshje me “Londinezët”, mirëpo goli nuk po vjen dhe duket se kjo mungesë mund ta “sakrifikojë” atë në merkaton e janarit.
Sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike e më konkretisht atij, “Football London”, 22-vjeçari është objektivi kryesor i skuadrave të Fulham e West Ham, dhe jo vetëm, pas për të interesohen edhe “gjigantët” e Milanos, Inter e Milan, duke “kërcënuar” kështu seriozisht të ardhmen e tij në “Stamford Bridge”, shkruan abcneës.
Pavarësisht lavdeve të teknikut Pochettino, sërish forma e mirë e senegalezit Nicolas Jackson, si dhe rikthimi i “fantazistit” francez, Christopher Nkunku, mund të shohin Brojën të bëjë gati “valixhet”, me “Blutë” që kërkojnë vetëm 30 milionë paund për kartonin e tij, shifër kjo tepër e ulët, për një lojtar, në nivelin e djaloshit nga Malësia e Madhe.
Ndërkaq, kujtojmë se gjatë këtij sezoni, Broja ka arritur të aktivizohet në plot 12 sfida me “Blutë e Londrës”, ku në vetëm 3 prej tyre e ka nisur si titullar, por pa arritur dot të shkëlqejë me fanellën e Chelsea, teksa deri më tani ka arritur të shënojë vetëm 1 gol e 1 asist, pavarësisht se rastet për të gjetur rrjetën kanë qenë jo ta pakta për “shtatlartin” e sulmit.
Aksidenti tragjik me katër të vdekur në Malin e Zi, tre prej viktimave janë shqiptarë
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...