Klubi anglez, Chelsea është gati ta shesë sulmuesin gjerman, Kai Havertz, teksa ia ka vendosur edhe çmimin.
Me kaq shumë para të shpenzuara në dy afatet e fundit kalimtar dhe një skuadër e stërmbushur me lojtarët, drejtuesit e Bluve mendojnë edhe për largime.
Një lojtar që mund të largohet është sulmuesi gjerman, Kai Havertz.
Gjermani ka luftuar për të gjetur formën më të mirë në Stamford Bridge që kur bëri lëvizjen të mëdha nga Bayer Leverkusen.
Me Chelsean që kërkon të mbledhë fonde përmes largimeve për të balancuar rezervat e tyre pas shpenzimeve të fundit, ‘shpëtimin’ e shohin te shitja e Havertz.
Sipas mediumit Sky Germany, Blutë mund të lejojnë largimin e Havertz për 53 milionë funte apo 60 milionë euro këtë verë.
Ndërsa Bayern Munich është përjashtuar si një destinacion i mundshëm, klube të tjera janë gati të hyjnë në garë për 23-vjeçarin, duke përfshirë PSG dhe Juventus.
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...