Google ADS

Chelsea i Sarrit vendos rekord në Premierligë

09:43 | 27 Gusht 2018
Arbresh.info

Chelsea e ka vendosur një rekord të ri të klubit për numrin e pasimeve në një ndeshje të Premierligës, në fitoren e së dielën 2-1 ndaj Newcastle Unitedit.

Të kaltërve iu nevojit një autogol i vonshëm nga DeAndre Yedlin për t’i siguruar tri pikët e plota nga ky takim i javës së tretë të sezonit të ri në Premierligë, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse të tri golat u shënuan në 15 minutat e fundit të ndeshjes, Chelsea ishte skuadër dominuesi gjatë gjithë takimit, duke e mbajtur 81% topin në posedim.

Skuadra londineze është ende duke u adaptuar me stilin e lojës së trajnerit të ri, por ndikimi i Sarrit mund të shihet tashmë, me lëvizjen e vazhdueshme të topit.

Chelsea pati 913 pasime kundër Newcastle, 838 nga të cilat ishin të sakta, që është rekord i ri i klubit.

Deri tani këtë rekord e mbante Chelsea i Antonio Contes me 832 pasime në një ndeshje kundër Huddersfieldit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme