Chelsea ka siguruar edhe tre pikë në udhëtimin tek skuadra e Xherdan Shaqirit në stadiumin ‘Bet365 Stadium’.
Lideri në Premierë Ligë ka përforcuar kreun në Premierë Ligë me fitoren 1 me 2 në ndeshjen e xhiros së 29 kundër Stoke Cityt, shkruan portali arbresh.info. Goli nga Gary Cahill në minutën e 87′ të ndeshjes shpëtoi skuadrën e italianit Antoine Conte nga barazimi në ndeshjen e së shtunës si mysafirë.
Willian kishte dërguar në epërsi gjigantin anglez në minutën 13′ të ndeshjes, por rezultati u barazua nga John Walters përmes goditjes nga pika e bardhë në minutën e 38.
Chelsea ka tani 13 më pikë më shumë se Tottenham Hotspur që qëndron në pozitën e dytë, ndërsa skuadra e trajneri Mark Huges gjendet në pozitën e nëntë me 36 pikë.
Ndryshe, reprezentuesi i Zvicrës Xherdan Shaqiri ka munguar edhe në këtë ndeshje për shkak të lëndimit. 25-vjeçari nuk ka qenë pjesë e skuadrës që nga barazimi ndaj Manchester United në fund të muajit janar./arbresh.info
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor