Kampioni i Premierë Ligës i është kthyer fitoreve mbrëmjen e sotme (e martë) dhe mesfushori Willian ishte i jashtëzakonshëm.
Pas disfatës tronditëse në vikend ndaj West Ham United, Chelsea është përgjigjur duke mposhtur me rezultat të thellë 1 me 3 skuadrën e re në Premierë Ligë – Huddersfield Town, shkruan portali arbresh.info.
Willian tregoi klasin e tij në ndeshjen ndaj skuadrës së trajnerit David Wagner duke kontribuuar me dy asistime dhe një gol.
Pas vetëm 23′ minutave lojë, Tiemoune Bakayoko realizoi golin e epërsisë dhe mesfushori brazilian Willian ishte asistues para se të realizonte golin me kokë për 0 me 2 vetëm dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë.
Willian asistoi edhe në golin e bukur të realizuar nga zona e rreptësisë nga spanjolli 30-vjeçar Pedro për 0 me 3.
Goli i fundit i ndeshjes erdhi në minutën e dytë të kohës shtesë. Huddersfieldi realizoi me kokë përmes Laurent Depoitres, i cili hyri në fushë në minutën e 74′ si një zëvendësues i Steve Mounies.
Futbollisti shqiptar Florent Hadergjonaj, i cili u inkuadrua në fushë në minutën e 67′ si zëvendësues i Chirs Lowes, ishte asitues i golit nga Depoitres.
Chelsea tani qëndron në pozitën e katërt në tabelë me 35 pikë, 11 prapa lideri në ligë – Manchester Cityt, ndërsa Huddersfield Town qëndron në popzitën e 12 me vetëm 18 pikë./arbresh.info/
Shikoni katër golat e realizuar në këtë ndeshje:
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...