Chelsea i gatshëm të ndahet me Kanten

12:31 | 24 Korrik 2020
A. B.

Mesfushori francez, N’Golo Kante mund të largohet gjatë afatit kalimtar të verës nga Chelsea.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën nuk është konsideruar të jetë një njeri i rëndësishëm në Stamford Bridge, sidomos këtë sezon nën Frank Lampard.

Paraqitjet e tij jo bindëse dhe lëndimet kanë bërë që Kante të lidhet me një largim nga klubi londinez këtë verë.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Chelsea është i gatshëm të ndajë rrugën dhe ta shesë këtë verë Kante.

Shitja e Kantes sipas këtij mediumi do të vinte vetëm për çmimin e duhur dhe jo ndonjë ofertë të ulët.

Kante muajve të fundit është lidhur shumë me një transferim te gjigandët e Serie A, Interi, ndërsa emri i tij lidhet edhe me Paris Saint-Germain. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme