Chelsea është vënë në kërkim të mesfushorit maroken, Hakim Ziyech.
Mesfushori i Ajax Amsterdam është duke zhvilluar ndeshje fantastike me fanellën e gjigantit holandez.
Ziyech këtë edicion ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar në 12 të tjerë në 31 ndeshje zyrtare me Ajaxin.
Kjo ka bërë që gjiganti anglez Chelsea të vihet pas tij dhe të mendoj për ta transferuar verës në Londër.
25-vjeçari edicionin e kaluar ishte shumë pranë Romës, por në fund Giallorosët nuk arritën ta transferonin pasi u vonua shitja e Kevin Strootman.
Ajax e vlerëson lartë yllin e tyre dhe për ta lënë të lirë kërkon së paku 40 milionë euro.
Gjithsesi për ta transferuar Ziyechin në Stamford Bridge, Chelsea duhet ta mposhtë konkurrencën e Borussia Dortmundit dhe Romës.
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana