Chelsea i ‘dërgon ofertë’ yllit të Real Madridit: Roman Abramovich e ka dhënë ‘dritën e gjelbërt’

09:08 | 21 Shkurt 2018
Arbresh.info

Chelsea është duke shfaqur interesim për mesfushorin brazilian të Real Madridit, Casemiro.

Reprezentuesi brazilian ka bërë vendin e titullarit në formacionin e trajnerit francez, Zinedine Zidane, duke u bërë një nga lojtarët kyç të Reallit në këtë sezon.

Casemiro është duke shkëlqyer në mesfushën e ‘los blancos’, me partnerët e tij Luka Modric dhe Toni Kross.

Sipas gazetës spanjolle “Don Balon” mesfushori defanziv është duke tërhequr interesimin e kampionit anglez, transmeton arbresh.info.

Po ashtu ata raportojnë se Chelsea ka dërguar një ofertë në drejtim të drejtuesve madrilen.

Pronari rus i Chelsea, Roman Abramovich, ka përkrahur këtë transferim, pasi është një fans i madh i brazilianit.

“Don Balon” shton se ‘blutë e Londrës’ mund ta transferojnë mesfushorin, i cili nuk e ka të ardhmen e sigurtë në Santiago Bernabeu. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme