Chelsea ka hyrë në garë për mbrojtësin e RB Leipzig, Dayot Upamecano.
“Blutë” janë duke rivalizuar Arsenalin për shërbimet e francezit, transmeton portali arbresh.info.
21-vjeçari ka treguar kualitetin në skuadrën e Leipzig me të cilët është në garë për titullin e Bundesligës, ndërsa Chelsea dhe Arsenal janë duke planifikuar ta transferojnë pasi e shohin si çelës i mbrojtjes për vitet e ardhshme.
Sipas Mirror, dy gjigantët anglez janë të gatshëm të paguajnë vlerën prej 50 milionë euro.
Francezi iu bashkua Leipzig për 9 milionë euro në vitin 2017 ndërsa kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2021.
Garës për Upamecanon thuhet se janë edhe gjigantët e tjerë evropianë si Bayern Munich, Real Madrid e Barcelona./arbresh.info.
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin