Chelsea dhe Tottenham janë duke garuar për të transferuar mesfushorin e Danimo Zagreb, Dani Olmo.
Mirëpo, për të transferuar lojtarin duhet të mposhtin edhe Barcelonën, klub i cili që një kohë të gjatë po shfaq interesim, transmeton portali arbresh.info.
Spanjolli cilësohet si talent i madh dhe dëshiron t’i bashkohet ndonjë gjiganti evropian.
Sipas L’Esportiu, Chelsea dhe Tottenham janë klubet më të mëdha angleze që kanë më së shumti interesim.
“Bluve” i është hequr dënimi për mos blerjen e lojtarëve nga FIFA, andaj dëshirojnë përforcimin e skuadrës.
Ndërsa, Spurs kanë probleme në mesfushë, pasi Christian Eriksen është afër largimit dhe e shohin Olmo si zëvendësimin adekuat.
Nga ana tjetër, Barcelona që nga afati veror ka kërkuar transferimin e 21-vjeçarit./arbresh.info.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës