Chelsea është duke tentuar që të transferojë anëtarin e Rasenball Sport Leipzigut, Dayot Upamecanon.
Mbrojtësi është duke kaluar nëpër një formë të lartë te skuadra gjermane, andaj shumë skuadra janë vënë pas tij.
Sipas asaj që raporton MailSport, The Blues kanë filluar kontaktet me RB Leipzigun për transferimin e Upamecanos qysh në këtë afat.
Chelsea është e gatshme që të lejojë lojtarin të qëndrojë në huazim deri në fund të këtij sezoni dhe më pas t’u bashkohet në verë.
Por, skuadra londineze nuk është e vetme në garë, pasi për të janë të interesuar edhe Liverpooli e Manchester United.
Upamecano mund të largohet nga skuadra gjermane në shumën e 45 milionë eurove, aq sa është edhe klauzola e tij. /Telegrafi/
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali
Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët –...
Banorët ia urojnë njëri-tjetrin festën e 28 Nëntorit
“Ai është i gjallë”, Osmani shpërndan foton e bu...
Fabrika më e vjetër e gjilpërave në botë po falimenton pas m...
Hamza uron Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë: 28 Nëntori ësht...