Vetëm pak ditë pasi humbi finale e FA Cup përballë Leicesterit, Chelsea ia doli të hakmerret dhe të fitojë me rezultatin 2-0, duke hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt sigurimit të zonës Champions të renditjes.
Në “Stamford Bridge” djemtë e Thomas Tuchel e nisën menjëherë me vrull ndeshjen, teksa në pjesën e parë shënuan dy herë me Werner, por golat u anuluan për pozicion jashtë loje dhe prekje me dorë.
Sfida u zhbllokua në fillim të pjesës së dytë, teksa pas një topi në zonë, Vardy devijoi me kokë, duke e shndërruar në një asist për mbrojtësin gjerman Rudiger, i cili e shtyu sferën në rrjetë nga fare pranë portës.
Në minutën e 66’ ishte Timo Werner fitoi një 11-metërsh me ndihmën e VAR-it dhe nga pika e bardhë shkoi mesfushori italo-brazilian Jorginho, i cili nuk gaboi duke dyfishuar shifrat për londinezët.
Ky gol zgjoi miqtë, që filluan të shohin më shpesh nga gjysmëfusha kundërshtare dhe në minutën e 76’ përfituan maksimalisht nga një gabim në marrjen e topit nga ana e Kovacic, duke rihapur ndeshjen me golin e Iheanachos.
Minutat e fundit ishin mjaft spektakolare, me sulme nga të dy krahët, teksa nuk mungoi as tensioni mes futbollistëve, por vërshëllima finale e Mike Dean la në fuqi fitoren e Chelsea-t, që tani ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt sigurimit të një vendi në zonën Champions.
Nga ana tjetër Leicester komplikon gjithçka, pasi në javën e fundit do të përballet me Tottenhamin, por edhe fitorja në atë ndeshje mund të mos mjaftojë, nëse Liverpool merr maksimumin e pikëve në dy ndeshjet që i kanë mbetur.
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...