Chelsea ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Brentfordit në kuadër të xhiros së 16-të në Premier League.
Ishte, Marc Cucurella ai cili shënoi golin e parë në këtë sfidë dy minuta para fundit të pjesës së parë, pas një asistimi nga Noni Madueke, shkruan Arbresh.info.
Nicolas Jackson dhjetë minuta para fundit të ndeshjes dyfishoi epërsinë, me golin e tij të nëntë këtë sezon.
Bryan Mbuemo ngushtoi rezultatin në 2-1 në minutën e 90-të, por kjo ishte e tëra se çfarë bën mysafirët, pasi deri në fund, londinezët e mbajtën këtë epërsi.
Me këtë fitore “Blutë e Londrës” hyjnë seriozisht në garë për titull duke grumbulluar 34 pikë, dy më pak se Liverpooli liderë mirëpo që ka një ndeshje më pak të luajtur.
Ndërsa, Brentfordi bie në vendin e 11-të me 23 sosh./Arbresh.info/
Kevin Edmond për rastin me ish-partnerin e Anës: Nuk kam asg...
Uji i detit shëron këto sëmundje
Xheneta e Fitimi analizojnë banorët dhe kanë një plan për el...
Kurti: Salla “Marjan Kozina” e Filharmonisë së S...
A i ka prishur raportet Sara dhe Driloni?
Pasojat e temperaturave të larta tek Shkëmbinjtë e Mëdhenj K...